Bashkimi Evropian miratoi raundin e 16-të të sanksioneve ndaj Sirisë.
Vendet anëtare do të bllokojnë kapitalet e gjashtë kompanive siriane dhe nuk do të lëshojnë viza për një person të caktuar. Një vendim i tillë erdhi pasi këto kompani dhe ky person kanë marrë pjesë ose kanë ndihmuar autoritetet siriane në shtypjen e protestave popullore.
Përfaqësuesja e politikës së jashtme dhe sigurisë në BE, Ashton shprehu shqetësimin për përshkallëzimin e dhunës në Siri.
"Nëse vazhdon shtypja, BE-ja do të vazhdojë sanksionet ndaj Sirisë", deklaroi Ashton.
Pas majit të vitit kaluar, kur BE-ja vendosi sanksione ndaj Sirisë, gjithsej 49 kompani dhe 129 persona janë përfshirë në listë. (Jiang Lei/ Ardi Pulaj)