Dhjetra viktima janë shkaktuar nga përleshjet mes trupave të ushtrisë dhe forcave të armatosura anti-qeveritare.
Përleshjet ndodhën të dielën në disa rajone të vendit.
Komiteti për Koordinimin Lokal në Siri njoftoi se në distriktin Rastan të Homsit dhe Deir Ezzor të Sirisë Lindore, pati shkëmbime zjarri, si pasojë e të cilave humbën jetën të paktën 43 persona. (Jiang Lei/ Ardi Pulaj)