Turqia ka akuzuar qeverinë siriane si përgjegjëse për këtë incident. Forcat siriane kanë goditur avionin turk në hapësirën ajrore ndërkombëtare.
Pala siriane pretendon se avioni luftarak ndodhej brenda hapësirës së saj ajrore në momentin që u qëllua.
Kabineti turk pritet të takohet sot për të diskutuar mbi incidentin e së premtes.
Serkan Demirtas nga Hurriyet Daily News në Turqi.
"Nuk pres të ketë ndonjë hakmarrje ushtarake sepse kjo nuk përputhet me politikën e Turqisë për Sirinë. Ministri turk i Punëve të Jashtme Ahmet Davutoglu është shprehur se Turqia do t'i përmbahet të drejtës ndërkombëtare. Këtu ne kuptojmë që nuk do të ketë përgjigje ushtarake."
Turqia ka qenë prej kohësh në konflikt me qeverinë e Bashar al-Asadit, pasi pjesa verilindore e Sirisë ka shërbyer si një vendstrehim për aktivistët kurd, të cilët luftojnë për një atdhe të pavarur në zonat juglindore. (Albana)