Zonja Clinton e konsideroi këtë incident si një veprim "të paskrupullt dhe të papranueshëm", ndërsa akuzoi autoritetet siriane se po shpërfillin "normat ndërkombëtare, duke rrezikuar jetën e njerëzve, paqen dhe sigurinë".
Ajo shtoi se SHBA-ja dhe Turqia si vende partnere, do të punojnë së bashku për ta detyruar qeverinë e Sirisë të marrë përgjegjësinë e saj për këtë ngjarje. (Du/Leftion Peristeri)