Kreu i konservatorëve Antonis Samaras është betuar si kryeministri i Greqisë të mërkurën pas 3 ditë bisedimesh për formimin e qeverisë së koalicionit.
Partia pro-masave të kursimit e Samaras, Demokracia e Re, do të krijojë qeverinë e re me socialistët PASOK dhe të Majtën Demokratike.
Të tre partitë e koalicionit janë pro planit të kursimeve, dhe ata po negociojnë për kuadrin programor të qeverisë së re.
Formimi i qeverisë së re i jep fund krizës së zgjatur politike në vend, krizë kjo që kishte hedhur shumë dyshime mbi të ardhmen e Greqisë në Eurozonë.
Megjithatë, qeveria e re po përballet me sfida masive duke përfshirë shkurtimin e rreth 150 mijë vendeve të punës gjatë viteve të ardhshme për vazhdimin e reformave, që do ta nxjerrin vendin nga kriza ekonomike.
Samaras flet për sfidat
(Soundbite/0621 Samaras, male, Greek)
"Ne do të bëjmë çfarë është e mundur që populli ynë të dalë nga kriza sa më parë. Kjo është ajo që unë do të kërkoj nga ministrat e mi: punë të palodhshme, në këtë mënyrë mund të japim shpresë konkrete për popullin tonë."
Samaras është i 4-ti kryeministër në Greqi në 8 muaj. (Albana)