PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
KOK-u, hetim akuzave për biletat e Olimpiadës së Londrës
2012-06-19 19:28:29 CRI Komenti juaj Printoni
Një zyrtar i lartë i komitetit olimpik kombëtar të Kinës u përgjigj të martën lidhur me skandalin e hamendësuar të shitjes së paligjshme të biletave të Lojërave Olimpike të Londrës, duke bërë të ditur se ka filluar një hetim për këto akuza.

Song Luzeng-u, sekretar i përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kinez (KOK), tha se ky institucion është njohur me akuzat në mediat britanike mbi shitjen në tregun e zi të biletave për Lojërat Olimpike të Londrës dhe ka marrë masa të menjëhershme.

"Ne do ta ndjekim nga afër këtë çështje dhe do t'ia raportojmë në kohë informacionin e përditësuar Komitetit Olimpik Ndërkombëtar," shtoi Song.

Një hetim i fshehtë dymujor i gazetës britanike "Sunday Times" ka zbuluar një "korrupsion të përhapur në gjirin e zyrtarëve dhe punonjësve që kontrollojnë biletat" në të paktën 54 vende. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) thirri një mbledhje urgjente të bordit të vet ekzekutiv dhe nisi një hetim pas mësimit të lajmit.

Agjencia kineze e udhëtimeve turistike "Caissa" mohoi të hënën se ishte e përfshirë në shitjen në tregun e zi të biletave për Olimpiadën e Londrës.

"Ne e kemi kryer çdo veprim sipas rregullave dhe kërkesave të KON-it dhe KOK-ut," tha zëvendëspresidenti i "Caissa"-s Zhang Rui. "Historia e botuar nga 'Sunday Times' është e pavërtetë, të paktën për sa na përket neve."

Edhe komitete olimpike të vendeve të tjera dhe shitës të tjerë të autorizuar të përfolur si të përfshirë në skandalin e biletave, i kanë hedhur poshtë akuzat.

KON-i tha të dielën se po heton lidhur me akuzat se disa zyrtarë të komiteteve olimpike kombëtare të vendeve të ndryshme kanë shkelur rregullat e rrepta për shitjen e biletave të Olimpiadës së Londrës. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China