Pas përfundimit të ditës së parë të bisedimeve në Moskë mbi problemin bërthamor të Teheranit, Bashkimi Evropian dhe Irani i vlerësuan ato si konstruktive.
BE tha se Irani dhe përfaqësuesit e gjashtë vendeve pjesëmarrëse në negociata zhvilluan bisedime konstruktive përsa i përket propozimeve të parashtruara në tryezë.
Edhe zv/sekretari i Komisionit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Bageri deklaroi se të dyja palët kanë zhvilluar dy raunde bisedimesh konstruktive. (Çan Yean/ Ardi Pulaj)