Kina po ndjek me vëmendje ecurinë e bisedimeve që po zhvillohen në Moskë midis Iranit dhe gjashtë vendeve, si edhe dialogut të Iranit me Bashkimin Evropian. Sipas z. Hong Lei, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze, qeveria kineze dëshiron që palët përkatëse do të shtojnë përpjekjet diplomatike për të zgjidhur si duhet problemin bërthamor të Iranit, duke arritur rezultate pozitive në këtë raund bisedimesh.