Deklarata erdhi pas një vendimi të qeverisë filipinase për të tërhequr 2 anijet e saj nga zona rreth ishullit Huangyan.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Hong Lei.
"Që kur nisi incidenti i ishullit Huangyan, Kina i ka bërë thirrje të vazhdueshme Filipineve të tërheqë sa më parë anijet e saj nga zona. Filipinet kanë tërhequr 2 anijet dhe shpresojmë se situata do të përmirësohet edhe më tej. Gjithashtu, ne presim që bashkëpunimi dypalësh të normalizohet. Ndërkohë, do të vazhdojmë praninë tonë në këtë zonë."
Qendra e Shpëtimit Detar e Kinës ka dërguar një anije shpëtimi në ujërat rreth ishullit Huangyan për t'i ardhur në ndihmë një anijeje peshkimi kineze në kushtet e vështira të motit.
Një ciklon tropikal është duke fryrë aktualisht në veri të Detit të Kinës Jugore. (Albana)