Statistikat paraprake të zgjedhjeve parlamentare, publikuar më 17 qershor nga qeveria greke, flasin për një përparësi të Partisë Demokracia e Re, e cila mbështet masat e ashpra të kursimit, kundrejt SYRIZA-s, e cila i ka kundërshtuar shumë këto masa.
Pas rezultateve, kreu i partisë fituese në zgjedhje Antonis Samaras deklaroi se kjo nuk është vetëm fitore për grekët, por për mbarë Europën.
Ai ftoi të gjithë forcat politike të marrin pjesë në shpëtimin e Greqisë, për të dalë nga kriza e borxheve dhe për qëndrimin e Greqisë në Eurozonë. Samaras siguroi se do të zbatojë marrëveshjet e huadhënies të arritura midis Greqisë dhe vendeve të Eurozonës për daljen nga kriza që ka kapluar vendin.
Eurogrupi u shpreh se respekton zgjedhjen e popullit grek dhe do të vazhdojë të përkrahë dhe të ofrojë ndihmë për Greqinë. (Çang Çuo/Albana)