Në pasdite e se hënës është kryer me sukses në mënyrë automatike bashkimi i laboratorit kozmik kinez "Tiangong Nr.1" me anijen kozmike "Shenzhou Nr.9", në bordin e së cilës ndodhen 3 kozmonautë.
Këtë herë anija kozmike "Shenzhou Nr.9" do të fluturojë në hapësirën kozmike për mbi 10 ditë duke u bashkuar 2 herë me laboratorin kozmik "Tiangong Nr.1". Pas lidhjes së parë, lidhja e dytë do të bëhet në mënyrë manuale.
Sipas projektit, Kina do të ndërtojë në vitin 2020 stacionin kozmik me kozmonautë dhe zotërimi i teknologjisë së lidhjes në hapësirën kozmike është një parakusht për ndërtimin e këtij stacioni. (Fani/Albana)