Vizita e parë e kozmonautëve kinezë në laboratorin hapësinor arrin sukses të plotë.
Në orën 5 të pasdites së 18 qershorit sipas orës së Pekinit, kozmonauti kinez Jing Haipeng hapi derën e laboratorit të parë hapësinor kinez,"Tianggong-1", dhe hyri brenda, i ndjekur edhe nga kolegët e tij Liu Wang dhe Liu Yang. Të tre ishin në gjendje të mirë dhe përshëndetën me dorë sipas komandës së marrë nga toka.
Tre kozmonautët do të kryejnë një sërë eksperimentesh shkencore dhe provash teknologjike në "Tianggong-1".
Anija kozmike "Shenzhou-9" me tre kozmonautë u lëshuan në mbrëmjen e së shtunës. Rreth orës dy të pasdites së 18 qershorit ajo u bashkua me "Tianggong-1". Sipas planit, kozmonautët do të jetojnë dhe punojnë gjashtë ditë në "Tianggong-1". (Wang Xianya/Artani)