Ishulli Huangyan është pjesë territoriale e Kinës dhe i ashtuquajturi premtim i Kinës për "tërheqjen e anijeve" të saj, siç pretendohet nga pala filipinase, është i pabazë. Pala kineze shpreson se Filipinet do t'i përmbajnë fjalët e veprimet e veta dhe do të veprojnë në dobi të të dyja vendeve. Kështu u shpreh në një konferencë shtypi të zhvilluar më 18 qershor në Pekin zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Hong Lei.
I pyetur lidhur me urdhrin e dhënë nga presidenti filipinas Korazon Akuino në mbrëmjen e 15 qershorit për kthimin në portet filipinase të dy anijeve të këtij vendi që ndodheshin afër ishullit Hungyan, zëdhënësi i diplomacisë kineze tha: "Pas ngjarjes së ishullit Huangyan, pala kineze i ka kërkuar gjithmonë palës filipinase të tërheqë anijet nga ky ishull. Ne e dimë se më 16 qershor herët në mëngjes, dy anije filipinase u tërhoqën nga Huangyan-i. Shpresojmë se bashkëpunimi dypalësh do të rifillojë dhe do të ruhet. Ndërkohë, do të vazhdojmë administrimin dhe mbrojtjen e zonës detare të ishullit Huangyan."(Zhan Dian/Artani)