Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, tha të enjten në Uashington se SHBA-ja shpreson se plani i propozuar nga i dërguari i posaçëm i OKB-së dhe Lidhjes Arabe për çështjen e Sirisë, Kofi Anan të zbatohet gjithanësisht, për ndalimin e dhunës në Siri.
Pas masakrës në Hula, situata në Siri u përshkallëzua më tej. Më 4 qershor, forca opozitare siriane, "Ushtria Çlirimtare e Sirisë", bëri të ditur se nuk pajtohet me propozimet e paraqitura nga Kofi Anan dhe se do të sulmojë përsëri ndaj trupave qeveritare.
Ditët e fundit, kanë ndodhur një sërë sulmesh të ashpra në disa zona të Sirisë mes trupave qeveritare dhe forcave rebele. (Çang Çuo/Albana)