PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina shpreson tek një zgjidhje afatgjatë për Iranin
2012-06-15 19:56:38 CRI Komenti juaj Printoni

Ndihmësi i ministrit të Jashtëm të Kinës Yue Yuzhang do të drejtojë delegacionin kinez që do të marrë pjesë në dialogun mbi programin bërthamor të Iranit që do të mbahet në Moskë.

Kina shpreson se palët e ndryshme do të shtojnë përpjekjet diplomatike dhe do të trajtojnë drejt divergjencat duke nxitur arritjen e rezultateve në bisedimet e Moskës.

SHBA-ja, Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE-ja do të zhvillojnë bisedime me Iranin më 18, 19 qershor në Moskë.

Ministria e Jashtme e Kinës tha se dialogu e bisedimet janë rruga e vetme e drejtë dhe për zgjidhjen e problemit bërthamor të Iranit.

"Kina shpreson se palët e ndryshme do të konsolidojnë tendencën pozitive të dialogut dhe do të kërkojnë një zgjidhje afatgjatë për programin bërthamor të Iranit," përfundoi Liu Weimin zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China