Kryenegociatori iranian Sayeed Xhalili tha të mërkurën se nëse vendet perëndimore e gjykojnë gabim situatën aktuale, bisedimet për çështjen bërthamore do të përfundojnë pa rezultat.
Xhalili theksoi se nëse vendet perëndimore kërkojnë bisedime të suksesshme, ato duhet të zbatojnë strategjinë e dialogut dhe bashkëpunimit, pasi me deklarata kërcënuese dhe me strategji ku tregohet forca, nuk do të realizohet synimi i tyre.
"Logjika dhe një qëndrim aktiv janë kushte bazë për bisedimet mes Iranit dhe vendeve perëndimore", shprehet Xhalili.
Ndërsa këshilltari i lartë i udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Akbar Velayati, duke folur për mundësinë e sulmeve ushtarake nga Izraeli, tha se ky vend nuk ka as aftësi, as kurajo që të godasë instalimet bërthamore iraniane.
"Irani do t'i japë një mësim të paharrueshëm, cilitdo vend që ndërmerr veprime të çmendura ndaj Iranit", theksoi Velayati.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov tha në Teheran se Moska kundërshton në çdo mënyrë sanksionet e njëanëshme ndaj Iranit.
Pas bisedimeve në Stamboll dhe Bagdad, raundi i radhës i bisedimeve mes Iranit dhe gjashtë vendeve do të zhvillohet më 18 e 19 qershor në Moskë. (Jiang Lei/ Ardi Pulaj)