PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Irani kërkon bashkëpunim nga Perëndimi
2012-06-14 20:21:27 CRI Komenti juaj Printoni
Kryenegociuesi iranian për programin bërthamor Saeed Jalili deklaroi se bisedimet e ardhshme ndërkombëtare do të jenë të suksesshme vetëm në rast se Perëndimi do të ofrojë një qasje bashkëpunuese.

"Nëse pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit plus Gjermaninë duan të arrijnë sukses gjatë dialogut, është e nevojshme që të përdorin një qasje të bazuar mbi dialogun dhe bashkëpunimin. Nuk është e mundur që duke pasur një qasje armiqësore ndaj kombit iranian, në të njëjtën kohë të zhvillosh bisedime."

Propozimet e të dy palëve, Iranit dhe gjashtë fuqive do të jenë mbi tryezë në bisedimet e ardhshme të Moskës javën e ardhshme.

Sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të programit bërthamor të Teheranit kanë përgjysmuar eksportin e natës iraniane.

Ndërkohë embargoja e vendosur nga Bashkimi Europian mbi naftën bruto të Iranit që do të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm pritet të reduktojë me 18 për qind eksportin e naftës.

Ministri iranian i Naftës Rostam Ghasemi paralajmëroi se kërcënimet ushtarake dhe sanksionet ekonomike kundër vendit do të shkaktojnë rritjen e çmimit të naftës dhe paqëndrueshmëri në treg.

"Furnizimi i qëndrueshëm energji kërkon stabilitet politik dhe gjeopolitik. Prandaj nën hijen e sanksioneve ekonomike dhe kërcënimeve ushtarake, trendi i prodhimit të naftës nuk do të jetë në gjendje të përmbushë pritjet e konsumatorëve dhe prodhuesve."

Paralajmërimi erdhi gjatë një takimi të ministrave të OPEC-ut në Vjenë, i cili diskutonte rënien e çmimit të naftës bruto me 24 për qind gjatë muajit të kaluar.

Si SHBA-ja dhe Izraeli kanë treguar mundësinë e ndërhyrjes ushtarake kundër Iranit, pasi siç thonë ata është e papranueshme ta lejosh Iranin të përvetësojë armë bërthamore.

Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China