Zv/sekretari i OKB-së për misionet paqeruajtëse, Herve Ladsous tha se shkallëzimi i veprimeve të dhunshme në Siri pasqyron ndryshimin e natyrës së situatës në vend dhe sipas tij për momentin mund të flasim për luftë civile.
Por një zëdhënës i OKB-së nuk komentoi cilësimin e gjendjes në Siri si luftë civile.
Edhe zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney tha se SHBA-ja nuk e përshkruan situatën si luftë civile. Por ai paralajmëroi se me acarimin e situatës do të rriten shanset për shpërthimin e saj.
Ministria e Jashtme e Sirisë hodhi poshtë cilësimet për luftë civile, duke theksuar se Damasku është angazhuar në shfarrosjen e terrorizmit dhe ndalimin e vrasjeve, rrëmbimeve, bombardimeve e veprimeve të tjera që ndërmerren për të goditur shtetin. (Wang Xianya/ Ardi Pulaj)