Kina mbetet e hapur ndaj mbajtjes së një takimi ndërkombëtar për Sirinë dhe themelimin e Grupit të Kontaktit, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Liu Weimin.
Rusia propozoi mbajtjen e një takimi ndërkombëtar mbi problemin sirian, ndërkohë i dërguari i posaçëm i OKB-së dhe Lidhjes Arabe Kofi Anan propozoi themelimin e Grupin të Kontaktit për Sirinë.
Zëdhënësi Liu Weimin tha se Kina dëshiron të bashkëpunojë me të gjitha palët dhe mendon se komuniteti ndërkombëtar duhet të këmbëngulë për zgjidhjen politike të konfliktit.
Kina kërkon gjithashtu përkrahjen e ndërmjetësuesit Kofi Anan, për të zbatuar rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe planin e tij "6 pikësh". (Zhan Dian/Leftion Peristeri)