Pala kineze shpreson se palët e ndryshme duhet të bëjnë më shumë përpjekje për nxitjen e përparimit të dialogut të Moskës mbi problemin bërthamor të Iranit. Kështu u shpreh të enjten, në Pekin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Liu Weimin.
Ndihmësministri i Punëve të Jashtme të Kinës Ma Zhaoxu zhvilloi një takim me zv.ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergey Ryabkov në Moskë. Të dyja palët shkëmbyen pikëpamjet lidhur me çështjen bërthamore të Iranit, veçanërisht vunë theksin mbi dialogun që do të zhvillohet në Moskë.
Liu Weimin u shpreh se Kina është e angazhuar për nxitjen e paqes dhe bisedimeve si dhe do të bëjë përpjekje me palët e ndryshme, që çështja bërthamore e Iranit të zgjidhet me mjete diplomatike dhe në mënyrë paqësore.(Zhan Dian/Albana)