Ditët e fundit gjendja e trazuar në Siri, që vijon prej më shumë se 15 muajsh, u acarua edhe më tej. Më 12 qershor ndihmëssekretari i përgjithshëm i OKB-së për çështjet e ruajtjes së paqes Herve Ladsous u shpreh se gjendja e tanishme në Siri mund të konsiderohet si luftë civile. Po atë ditë sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton theksoi se plani i paqes i paraqitur nga i dërguari i posaçëm për problemin e Sirisë Kofi Anan mund të arrijë përparime nga mesi i korrikut.
Uashingtoni fajëson qeverinë siriane për veprimet e dhunës në Siri, por më 12 qershor qeveria e Damaskut e kritikoi ShBA-në për nxitje të forcave terroriste që të kryejnë masakra në Siri, si edhe për ndërhyrje të rënda në çështjet e brendshme të Sirisë. (Vera/Artani)