Kryetarja e seksionit ekonomik dhe financiar të Delegacionit të BE-së në Kinë Annika Melander u shpreh për mediat që, nëse Greqia largohet nga Eurozona, Bashkimi Evropian do të nisë një program më të madh shpëtimi, për të përtërirë besimin e vendeve të tjera të kësaj zone.
Sipas znj. Melander, nëse Greqia do të rrijë apo jo në Eurozonë, kjo do të vendoset nga zgjedhjet në shtetin helen. Në rast se Greqia largohet, do të ketë luhatje në zonën e euros, por, nga një perspektivë afatgjatë, Eurozona nuk do të shpërbëhet. "Pas një largimi të mundshëm të Greqisë, BE-ja do të nisë një program më të madh shpëtimi dhe vendet anëtare të BE-së fqinje të Greqisë do të ndihmohen me përparësi," u shpreh Melander.(Jiang Lei/Artani)