Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Liu Weimin u shpreh të mërkurën në Pekin se pala kineze i kushton shumë vëmendje zhvillimit të situatës në Siri. Ai shtoi se Kina është duke punuar së bashku me komunitetin ndërkombëtar për shqyrtimin e mënyrave të ndryshme për zbutjen sa më parë të gjendjes në Siri.
Zyrtarë të OKB-së janë shprehur se në Siri ka shpërthyer lufta e gjithanëshme civile. Liu Weimin tha se pala kineze është e mendimit se situata aktuale në Siri gjendet në një moment kyç dhe shpreson se palët e ndryshme të Sirisë do të përmbushin realisht armëpushimin, do të ndalojnë gjakderdhjen, duke zbutur sa më parë krizën. Palët e ndryshme të Sirisë duhet të bëjnë çdo përpjekje për të mbrojtur civilët e pafajshëm (Du/Albana)