PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Profili i presidentit të ri, Bujar Nishani
2012-06-12 11:21:50 CRI Komenti juaj Printoni

Bujar Nishani është diplomuar në Akademinë Ushtarake "Skënderbej" në vitin 1988. Ka kryer studimet pasuniversitare në Kaliforni të SHBA-ve, në "Menaxhimi i Resurseve të Mbrojtjes" në vitin 1996. Në vitin 2004 diplomohet "jurist" në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, ndërsa një vit më pas merr titullin "master", në Studimet Europiane.

Nishani ka punuar si pedagog në Akademinë Ushtarake Skënderbej e ka qënë funksionar i Ministrisë së Mbrojtjes.

Në vitin 2005 zgjidhet deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa në mars 2007 caktohet Ministër i Brendshëm dhe më pas në 2009 Ministër i Drejtësisë. Në Prill 2011 rikthehet si Ministër i Brendshëm.

Bujar Nishani është i martuar me Odeta Nishanin dhe kanë dy fëmijë, Ersi dhe Fiona Nishani. Flet rrjedhshëm gjuhën angleze. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China