PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Nishani zgjidhet president i Shqipërisë
2012-06-12 11:14:50 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i brendshëm i Shqipërisë, Bujar Nishani u zgjodh të hënën në postin e presidentit të Republikës.

Gjatë votimit në raundin e katërt në Parlament, për kandidaturën e 45 vjeçarit Nishani, 73 deputetë votuan pro, nga 76 pjesëmarrës në votim, një votoi kundër, ndërsa dy fletë u shpallën të pavlefshme. Ligjvënësit e opozitës, të cilët ishin në sallë, nuk u bënë pjesë e procesit të votimit. Më herët kreu i PS-së, Edi Rama deklaroi se nuk do të pranohej kandidatura e mazhorancës.

Nishani do të pasojë Bamir Topin për pesë vitet e ardhshme në postin e kreut të shtetit, duke nisur nga 24 korriku.

Zgjedhja e Bujar Nishanit u bë në një kohë kur Parlamenti ezauroi pa votim tre raundet e para, edhe pse me kandidatura joformale si në rastin e Xhezair Zaganjorit dhe formale në rastin e Artan Hoxhës. Por që të dy, u tërhoqën në momentet e fundit, përpara votimit. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China