PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Anani shpreh shqetësim për tensionet në Siri
2012-06-12 11:23:28 CRI Komenti juaj Printoni

I dërguari i posaçëm i OKB-së dhe i Lidhjes së Shteteve Arabe Kofi Anan publikoi më 11 qershor një deklaratë, ku shprehet përsëri i shqetësuar lidhur me përshkallëzimin e konfliktit mes trupave qeveritare siriane dhe kryengritësve të armatosur.

Z. Anan përmend në deklaratë preokupimin për sulmet me artileri në Homs, si edhe për dislokimin e mortajave, helikopterëve dhe tankeve në Al-Haffa dhe Latakia. Ai u kërkon palëve përkatëse të marrin të gjitha masat e mundshme për të garantuar sigurinë e banorëve të thjeshtë, duke bërë njëkohësisht thirrje që të lejohet hyrja e vëzhguesve të OKB-së në Al-Haffa.

Ndërkohë, zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit Viktoria Nuland tha në një konferencë për shtypin se, në gjendjen e tanishme, ndërhyrja e huaj ushtarake në Siri nuk mund të shpëtojë jetë njerëzish.(Jiang Lei/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China