PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ban Ki-mun, i shqetësuar për krizën në Siri
2012-06-12 19:29:02 CRI Komenti juaj Printoni
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, deklaroi të hënën se është tepër i shqetësuar për acarimin dhe përshkallëzimin e situatës në Siri. Ai u bëri thirrje palëve të ndryshme të ndalojnë menjëherë aktet e dhunës dhe gjakderdhjen.

Në deklaratë thuhet se qeveria siriane ka forcuar veprimet ushtarake, duke përfshirë bombardimet në Homs e për pasojë kanë humbur jetën shumë persona të pafajshëm si dhe janë shkelur të drejtat e njeriut.

Ban Ki-mun u bëri më tej thirrje palëve të ndryshme të Sirisë që në bazë të planit të paqes, të propozuar nga i dërguari ndërkombëtar Kofi Anan, të pushohen të gjitha format e dhunës dhe kriza e thelluar të zgjidhet me mjete politike e paqësore. (Du/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China