Të dielën pranë ndërtesës së kryeministrisë në kryeqytetin e Sirisë Damask persona të armatosur kryen një sulm me raketa. Deri tani ende nuk ka njoftime për të vdekur ose për të plagosur nga ky sulm.
Sipas mediave siriane, synimi i personave të armatosur ishte goditja e kryeministrisë, por kjo nuk u realizua dot. Zona ku ndodhi sulmi, ka qenë shpesh skenë e shkëmbimit të zjarrit ndërmjet trupave qeveritare dhe forcave kryengritëse.
(Çan Yean/Artani)