PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hu Jintao takon Ahmadinexhadin
2012-06-08 18:19:37 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i Shtetit të Kinës Hu Jintao bisedoi të premten me homologun e tij iranian Mahmud Ahmadinexhad, i cili ndodhej në Pekin për të marrë pjesë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

Hu Jintao tha se Kina i trajton marrëdhëniet me Iranin me largpamësi dhe në nivel strategjik. Sipas tij, Kina është e gatshme që të nxisë marrëdhëniet në mënyrë të shëndetshme dhe të qëndrueshme.

Gjatë takimit, Hu Jintao propozoi që vendet të shtojnë lidhjet dhe kontaktet mes udhëheqësve, organeve qeveritare, institucioneve ligjvënëse dhe partive politike. Ai gjithashtu shtoi se duhet të nxitet bashkëpunimi praktik me interes reciprok, të thellohen shkëmbimet kulturore dhe të shtohet njohja dhe miqësia mes dy popujve. Hu Jintao shtoi se Kina dhe Irani duhet të mbajnë kontakte mbi çështjet e rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare, të ruajnë paqen dhe stabilitetin rajonal dhe të nxisin zhvillimin e përbashkët.

Ahmadinexhad tha se Irani vlerëson arritjet e Kinës dhe dëshiron thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Ai theksoi gjithashtu se Irani shpreson që të zgjidhë çështjen bërthamore nëpërmjet dialogut dhe do të përpiqet më tej për të ruajtur kontakte me palët përkatëse. (Jiang Lei/ Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China