PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hu Jintao, pesë propozime për marrëdhëniet kino-afgane
2012-06-08 18:18:56 CRI Komenti juaj Printoni

Më 8 qershor kryetari i Shtetit i Kinës Hu Jintao u takua me presidentin e Afganistanit Hamid Karzai, që ndodhet në Pekin për të marrë pjesë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Të dyja palët publikuan deklaratën e përbashkët për krijimin e partneritetit strategjik midis tyre.

Z. Hu Jintao paraqiti pesë propozime lidhur me marrëdhëniet kino-afgane. Së pari, të thellohet besimi politik reciprok dhe liderët shtetërorë të të dy vendeve të takohen e të kenë kontakte të shpeshta për të shkëmbyer mendime mbi çështje të rëndësishme, ndërsa sektorët përkatës të të dyja palëve të zbatojnë rigorozisht konsensusin e shpallur në deklaratën e përbashkët. Së dyti, të nxitet bashkëpunimi ekonomiko-tregtar dhe të shtohet bashkëpunimi në ekonomi, tregti, projektet e kontraktuara, shfrytëzimin e burimeve, bujqësi dhe infrastrukturë. Së treti, të shtohen shkëmbimet njerëzore dhe të forcohet bashkëpunimi në arsim, kulturë dhe media. Së katërti, të shtohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe të luftohet bashkërisht kundër separatizmit, terrorizmit dhe ekstremizmit, si edhe krimeve ndërkufitare. Së pesti, të zgjerohet bashkërendimi shumëpalësh. Kina është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Afganistanin brenda kornizës së Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait dhe do të marrë pjesë aktivisht në bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar.

Kryetari Hu theksoi gjithashtu se pala kineze si gjithmonë do të mbështetë dhe do të marrë pjesë aktivisht në rindërtimin e Afganistanit. Ai u shpreh se Kina është e gatshme që të përpiqet për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e Afganistanit dhe të rajonit.

Z. Karzai vuri në dukje nga ana e tij se është krejtësisht në një mendje me propozimet e palës kineze dhe mirëpret që kompanitë kineze të shtojnë investimet në vendin e tij.(Jiang Lei/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China