Kina do t'u ofrojë vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait 10 miliardë dollarë amerikanë kredi për të forcuar bashkëpunimin ekonomik brenda kornizës së organizatës.
Kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao ju drejtua me një fjalim punimeve të së enjtes të Samitit të Pekinit..
"Në tre vitet e ardhshëm, Kina do të përgatisë 1500 specialistë nga vendet e tjera anëtare. Ndërsa, në 10 vjetët në vazhdim, do të japim 30 mijë bursa qeveritare, duke ftuar 10 mijë mësues dhe nxënës të Institutit 'Konfuci' nga këto vende", tha kryetari Hu Jintao.
Në diskutimet e përgjithshme të Samitit të Pekinit Hu Jintao mbajti fjalimin me titull "Ruajtja e paqes afatgjatë dhe nxitja e zhvillimit të përbashkët,"
"Në takimin e këtij viti, pjesëmarrësit do të projektojnë zhvillimin e ardhshëm dhe të shtojnë vitalitetin për përparimin e organizatës," theksoi Hu Jintao. (Çan Yean/Leftion Peristeri)