PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Siria zyrtare: Masakra në Hama, jo nga qeveria
2012-06-07 19:21:20 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria e Damaskut mohoi zërat se është ajo shkaktarja e incidentit të vrasjeve në Hama të Sirisë Qendrore.

Mediat siriane njoftojnë se më 6 qershor persona të armatosur sulmuan dy fshatra në provincën Hama dhe më pas forcat qeveritare dhe këta persona të armatosur shkëmbyen zjarr. Sipas të dhënave nga pala zyrtare siriane, në këtë incident ka pasur disa viktima, të paktën 9 prej të cilëve gra dhe fëmijë.

Një zyrtar anonim u deklaroi mediave se njoftimet e mëparshme, që bëjnë fjalë për më shumë se 80 viktima, janë të pabaza.

Mediat zyrtare siriane thonë gjithashtu se ky sulm ka si qëllim diskreditimin e qeverisë.

Ndërkaq, grupi opozitar sirian, Komiteti Bashkërendues Lokal, bëri të ditur se më 6 qershor ka vazhduar dhuna në disa krahina të Sirisë, duke shkaktuar 129 viktima, 86 ndër të cilat në Hama. (Jiang Lei/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China