Wu: Asambleja Kombëtare përkrah marrëdhëniet kino-iraniane
Kryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës Wu Bangguo u takua më 7 qershor në Pekin me presidentin e Iranit Mahmud Ahmedinexhad. Z. Wu Bangguo u shpreh ndër të tjera se Asambleja Kombëtare Popullore përkrah zhvillimin e marrëdhënieve miqësore midis Kinës e Iranit dhe dëshiron që, mbi bazën ekzistuese, të zhvillojë aktivisht shkëmbimet dhe bashkëpunimin miqësor me parlamentin e ri të Iranit. Nga ana e tij, z. Ahmedinexhad shprehu kënaqësinë e palës iraniane për zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe dëshirën për vazhdimin e forcimit dhe të thellimit të bashkëpunimit miqësor me Kinën. (Du/Artani)