PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Samiti i OBSh-së, nënshkruhen 10 dokumente
2012-06-07 19:46:20 CRI Komenti juaj Printoni

Më 7 qershor përfunduan në Pekin bisedimet në sferë të gjerë në kuadër të samitit të 12-të të Këshillit të krerëve të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh), gjatë të cilave u nënshkruan dhjetë dokumente, si "Deklarata për ndërtimin e një rajoni me paqe të qëndrueshme dhe lulëzim të përbashkët" etj. Në samit u vendos të pranohet Afganistani si vend vëzhgues i kësaj organizate dhe Turqia si partnere dialogu.

Në ceremoninë e organizuar pas përfundimit të këtyre bisedimeve, kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao dhe presidentët e Kazakistanit, Kirgizistanit, Rusisë, Taxhikistanit, Uzbekstanit etj. nënshkruan një deklaratë, ku shpallet objektivi afatgjatë i OBSh-së për shndërrimin e këtij rajoni në një rajon harmonik dhe ku shtjellohet qëndrimi i përbashkët i vendeve anëtare për problemet e rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare.

Pranimi nga OBSh-ja i Afganistanit si vend vëzhgues dhe i Turqisë si partnere dialogu tregon qëndrimin e kësaj organizate për zgjerimin e dialogut dhe për ruajtjen e karakterit të hapur të saj.

Udhëheqësit e vendeve anëtare të OBSh-së miratuan "Masat politike e diplomatike dhe sistemin e përballimit të ngjarjeve që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe qëndrueshmërinë e këtij rajoni", si edhe nënshkruan "Programin e bashkëpunimit kundër terrorizmit, separatizmit dhe ekstremizmit për periudhën 2013-2015" dhe raportin mbi veprimtarinë e vitit të kaluar etj. (Du/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China