PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
O.B. e Shangait angazhohet për sigurinë dhe qëndrueshmërinë në dekadën e dytë
2012-06-07 20:09:11 CRI Komenti juaj Printoni

Me nënshkrimin e dhjetë marrëveshjeve në Pallatin e Popullit, përfshirë edhe planin strategjik afatmesëm të O.B. të Shangait, u mbyll të enjten në Pekin takimi i 12-të i udhëheqësve të vendeve anëtare të kësaj organizate.

Kina, që mban presidencën e rradhës, propozi që vendet anëtare të punojnë për garancinë e qëndrueshmërinë rajonale dhe të kthehen në motorë nxitës për zhvillimin ekonomik.

Kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao tha se ndikimi dhe statusi i organizatës po rritet.

"Kemi përballuar me sukses sfidat që kërcënojnë paqen rajonale, si luftën në Afganistan dhe Irak, krizën financiare ndërkombëtare dhe situatën e paqëndrueshme në Azinë Perëndimore dhe Afrikën Veriore. Gjithashtu, kemi goditur së bashku terrorizimin, separatizmin dhe ekstremizmin, trafikun e drogës dhe krimin e organizuar; kemi mbrojtur interesat dhe sigurinë e vendeve anëtare", deklaroi Hu Jintao.

Kreu i shtetit theksoi se palët duhet të hartojnë dhe përcaktojnë objektivat e zhvillimit për dhjetëvjeçarin e ardhshëm.

Duhen forcuar lidhjet, propozoi Hu Jintao, në mënyrë që vendet e O.B. të Shangait të nxisin projektet e transportit dhe komunikacionit, bashkëpunimin bankar, në bujqësi, energjetikë, teknologji dhe kulturë, që të krijohen lehëtësi për tregtinë e investimet dhe të rriten kapacitetet konkurruese të anëtarëve të O.B. të Shangait. (Wang Xianya/ Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China