Trupat e qeverisë siriane kanë bastisur një vendstrehim të grupeve të armatosura në një fshat të provincës qendrore Hama, duke shkëmbyer zjarr me njerëzit e armatosur dhe vrarë një numër të panjohur deri tani të tyre, njoftoi televizioni shtetëror i Sirisë.
Dy trupa qeveritare u vranë gjatë përleshjeve në fshatin al-Qubair, tha televizioni, duke shtuar se bastisja ndodhi pasi banorët vendorë kërkuan ndihmë.
Televizioni shtetëror tha se një masakër po ndodhte aty nga grupet e armatosura me qëllim njollosjen e lidershipit sirian një natë para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Një faqe pro-qeveritare në Facebook tha se 10 njerëz të armatosur u vranë gjatë të shtënave.
Ndërkohë, një rrjet aktivistësh i quajtur Komiteti i Koordinimit Vendor tha se 129 njerëz janë vrarë në qytete të ndryshe të Sirisë të mërkurën, duke shtuar se 86 prej tyre u vranë në Hama nga bombardimet e trupave qeveritare. Por njoftimet nuk mund të verifikohen.
Njoftimet për incidentin në Hama nuk ishin të qarta për shkak të mungesës së raportimeve nga vendndodhja.
Javën e kaluar rreth 100 njerëz u vranë në fshatin Houla të provincës Homs. Kombet e Bashkuara bënë përgjegjëse qeverinë e Damaskut për gjakderdhjen. (Leftion Peristeri)