Sipas kryeministrit kinez, megjithëse kriza financiare ndërkombëtare ka nxjerrë sfida serioze para Kinës dhe Rusisë, ajo është edhe një mundësi e mirë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, sepse të dyja vendet kanë interesa të përbashkëta strategjike dhe mund të përmbushin kërkesat e ndërsjella në fushën ekonomike. Kina dëshiron të rritë cilësinë dhe të zgjerojë përmasën e bashkëpunimit me Rusinë në fushën e tregtisë, të investimeve, të energjisë, të teknologjisë së lartë dhe të re etj.
Kurse presidenti Putin u shpreh nga ana e tij se zhvillimi i të dyja vendeve ka ndikim të rëndësishëm mbi strukturën politike dhe ekonomike botërore. Nxitja e mëtejshme e partneritetit e të bashkëpunimit të gjithanshëm strategjik ruso-kinez, që është në përputhje me interesat dypalëshe, mund të jetë një ndihmesë edhe për zhvillimin paqësor të botës.
(Çan Yean/Artani)