Liu Weimin i tha këto në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve lidhur me gjendjen në ishullin Huangyan.
Ditët e fundit Ministria e Jashtme e Filipineve bëri një deklaratë, sipas së cilës pala filipinase dhe ajo kineze i kanë tërhequr të gjitha mjetet e lundrimit nga laguna e ishullit Huangyan. Lidhur me këtë, i pyetur nëse Kina do t'i mbajë anijet e veta në ishullin Huangyan pas zbutjes së tensioneve me Filipinet për këtë ishull, z. Liu tha se pala kineze po mban kontakte të drejtpërdrejta me palën filipinase për zgjidhjen siç duhet të gjendjes. (Vera/Artani)


















