Kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao priti të martën më një ceremoni të posaçme presidentin e Taxhikistanit Emomali Rakhmonov, ceremoni që shënon edhe fillimin e aktiviteteve për Samitin e Pekinit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).
Gjatë samitit presidentët e vendeve anëtare do të diskutojnë mbi situatën e tanishme ndërkombëtare e rajonale, thellimin e bashkëpunimit miqësor dhe zhvillimin e ardhshëm të organizatës. Temë e bisedimeve do të jetë edhe shqyrtimi i kërkesës së Afganistanit i cili kërkon vendin e vëzhguesit të organizatës si edhe kërkesën e Turqisë, që kërkon vendin e partnerit të dialogut.
Liderët e vendeve anëtare pritet të miratojnë "Planin Strategjik të Zhvillimit të SCO-së", plan i cili përmban direktiva të përgjithshme strategjike mbi drejtimin dhe zhvillimin e ardhshëm të Organizatës së Bashkëpunim të Shangait. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)