Kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao shprehu të martën besimin se vizita e homologut rus Vladmir Putin në Pekin do të shërbejë për zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik e të bashkëpunimit të gjithanshëm.
Gjatë takimit me Putinin, Hu Jintao tha se vitet e fundit, me përpjekje të përbashkëta, marrëdhëniet kino-ruse kanë ruajtur një prirje të qëndrueshme zhvillimi. Sipas tij, vendet e kanë trajtuar me prioritet zhvillimin e këtyre marrëdhënieve.
Ndërsa, Putini tha se Rusia dhe Kina kanë interesa të njëjta në bashkëpunimin ekonomiko-tregtar, kulturor, të teknologjisë së re dhe të lartë, në çështjet globale dhe në bashkërendimin e qëndrimeve në arenën ndërkombëtare. Sipas atij, palët do të vazhdojnë të thellojnë partneritetin strategjik. (Çan Yean/ Ardi Pulaj)