Kryetari i Shtetit i Kinës Hu Jintao dhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin nënshkruan të martën pas takimit bilateral, një deklaratë të përbashkët ku zotohen për thellimin e mëtejshëm të partneritetit të gjithanshëm strategjik mes dy vendeve.
Hu Jintao dhe Vladimir Putin gjithashtu ishin të pranishëm edhe në ceremoninë e nënshkrimit të 11 marrëveshjeve të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si energji, industri, turizëm dhe investime.
Marrëveshjet përfshijnë bashkëpunimin për ndërtimin e reaktorëve 3 dhe 4 në centralin bërthamor Tianwan, memorandumin e mirëkuptimit për forcimin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Industrisë dhe Informacionit të Kinës dhe Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë të Rusisë, memorandumin e mirëkuptimit mbi zgjerimin e bashkëpunimit mes Drejtorisë së Turizmit të Kinës dhe Drejtorisë Turistike të Rusisë, përacktimin e strategjisë për bashkëpunimin mes Agjencisë Kombëtare të Energjisë Bërthamore të Kinës dhe Korporatës Kombëtare të Energjisë Bërthamore të Rusisë, memorandumin për krijimin e kompanisë për menaxhimin e fondeve të investimit mes Kinës dhe Rusisë, memorandumin e mirëkuptimit për zgjerimin e bashkëpunimit mes kompanisë "State Grid" të Kinës dhe grupit energjik të Rusisë, etj. (Jiang Lei/ Ardi Pulaj)