Samiti i Pekinit, një rast i mirë për OBSh-në
Lidhur me samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, që do të mbahet më 6 dhe 7 qershor në Pekin, gazeta kineze "Xinjingbao" botoi të martën një kryeartikull, ku shprehet mendimi se ky samit, që zhvillohet me rastin e hyrjes në dhjetëvjeçarin e ri të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, ka një rëndësi të madhe dhe i ka dhënë kësaj organizate një rast për të hyrë në një fazë të re. Sipas kryeartikullit, Organizata e Bashkëpunimit të Shangait është një organizatë e rëndësishme rajonale e ndërkombëtare me rëndësi strategjike vendimtare. Në kryeartikull vihet në dukje gjithashtu se, gjatë 10 vjetëve të kaluar, kjo organizatë ka arritur rezultate të shumta në bashkëpunimin ekonomik rajonal. (Du/Artani)