Hu Jintao paraqiti 4 propozime për zhvillimin e marrëdhënieve midis Kinës e Taxhikistanit si ruajtja e kontakteve të larta, zgjerimi i bashkëpunimit energjetik, nxitja e bashkëpunimit në fushën e sigurisë si dhe forcimi i bashkëpunimit kulturor.
Presidenti Emomali Rahmon tha se zhvillimi i bashkëpunimit miqësor me Kinën është një nga politikat kryesore të jashtme të Taxhikistanit. Taxhikistani është i gatshëm të bashkëpunojë me Kinën për të goditur terrozimin, ekstremizmin e separatizmin, për të mbrojtur paqen rajonale. (Fani/Albana)