Gjatë bisedimeve, Hu Jintao paraqiti 5 propozime për nxitjen e bashkëpunimit real midis dy vendeve duke përfshirë forcimin e bashkëpunimit në fushën e ndërtimit të infrastrukturës ndërshtetërore, forcimin e bashkëpunimit energjetik, përmirësimin e klimës së investimeve, nxitjen e bashkëpunimit rajonal, forcimin e bashkëpunimit të sigurimit etj.
Nga ana e tij, presidenti i Kirkizistanit Almazbek Sharshenoviç Atambayev u shpreh se Kirkizistani shpreson të zgjerojë bashkëpunimin e shkëmbimet ekonomiko-tregtare me Kinën dhe do të vazhdojë ta përkrahë Kinën në problemet që lidhen me interesat thelbësore të saj. (Fani/Leftion Peristeri)