Analistët thonë se zhvillimi i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait përputhet me interesat e rajonit dhe vendeve anëtare, duke ruajtur paqen dhe stabilitetin.
Sekretari i përgjithshëm i Qendrës së Studimit për Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait (SCO) të Akademisë Shoqërore të Kinës Sun Zhuangzhi thotë se krijimi e zhvillimi i organizatës përputhet me kërkesat e zhvillimit të përbashkët dhe të ruajtjes së stabilitetit në rajon, njëkohësisht përputhet me interesat e vendeve anëtare.
Konferenca e 12-të e Këshillit të Liderëve të Vendeve Anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO, Samiti i Pekinit) do të organizohet nga 6 deri 7 qershor në kryeqytetin kinez.
Për dhjetë vitet e ardhshme, Organizata e Bashkëpunimit të Shangait do të luajë rol më të rëndësishëm për zhvillimin e stabilitetin e rajonit.
Sun Zhuangzhi shton se idetë bazë të organizatës janë hapja, transparenca, mos kundërvënie ndaj ndonjë pale të tretë dhe mos ndërtimi i aleancës ushtarake. "SCO-ja do të ruajë qëndrimin e hapjes, sidomos të respektojë OKB-në duke ruajtur një qëndrim të hapur me të," tha Sun. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)