Qeveria siriane bëri të ditur të enjten se 800 persona të armatosur kryen masakrën e 25 majit në qytezën Houla. Ndërsa bashkësia ndërkombëtare vazhdon t'i nxitë palët e ndryshme të ndalojnë përdorimin e dhunës, për të zbatuar planin e paqes të të dërguarit të posaçëm të OKB-së Kofi Anan.
Sekretarja e Departamentit amerikan të Shtetit Hilari Klinton u shpreh po të enjten se ShBA-ja nuk ka ndonjë plan ushtarak për zgjidhjen e krizës në Siri, por i kritikoi njëkohësisht autoritetet siriane se nuk po zbatojnë siç duhet planin e Ananit.
Lidhur me situatën në Siri, kryediplomati kinez Yang Jiechi tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të shtojë përpjekjet për t'i nxitur fraksionet e ndryshme siriane të krijojnë kushte për zbutjen e gjendjes së tensionuar dhe zgjidhjen politike të problemit, duke ndaluar përdorimin e dhunës dhe duke garantuar sigurinë e banorëve të thjeshtë.
(Çan Yean/Artani)