Ministri i Jashtëm i Kinës Yang Jiechi e mbajti këtë qëndrim në përfundim të Forumit të Bashkëpunimit mes Kinës dhe Vendeve Arabe në Tunizi.
"Me qëllim që të ruhet zgjidhja politike e cila nuk mund të vijë lehtë dhe për të shmangur përshkallëzimin e krizës siriane, bashkësia ndërkombëtare duhet të dyfishojë përpjekjet e saj dhe t'u bëjë thirrje palëve që të zbatojnë menjëherë vendimet e Këshillit të Sigurimit dhe të marrin parasysh planin e Kofi Ananit duke bashkëpunuar pozitivisht me misionin e vëzhguesve. Qëllimi është për të arritur armëpushimin, ndaluar dhunën, mbrojtur civilët dhe hapjen rrugë qetësimit të situatës duke promovuar zgjidhjen politike."
Yang Jiechi tha se Kina është e tronditur dhe e pikëlluar nga sulmet e fundit në fshatin Houla dhe e dënon fort vrasjen e civilëve të pafajshëm, sidomos grave dhe fëmijëve.
Vrasja e 108 civilëve fundjavën e kaluar në Houla ka nxitur shumë vende që të dëbojnë ambasadorët e Sirisë.
Ndërkohë qeveria siriane bën fajtor grupet e rebelëve për masakrën. (Leftion Peristeri)