Shtimi i forcave të marinës filipinase në afërsi të ishullit Huangyan si edhe shtimi i armatimit të rëndë ushtarak kanë sjellë reagimin e Ministrisë kineze të Mbrojtjes.
Sjelljen e autoriteteve filipinase zëdhënësi Yan Yujun, e konsideroi të padobishme për të ndihmuar zgjidhjen e mosmarrëveshjes. "Kina shpreson se Filipinet do të ndalojnë fjalët dhe veprimet që ndërlikojnë situatën për ishullin Huangyan dhe të mbrojnë me veprimet konkrete paqen dhe stabilitetin e rajonit," u shpreh Yujun.
Ministria e Mbrojtjes e Kinës thekson se paqja dhe stabiliteti i rajonit të Azi Paqësorit, përputhet me interesat e përbashkëta të të gjitha vendeve. (Du/Leftion Peristeri)


















