Zëdhënësi i opozitës Kolonel Qassim Saadeddine.
"Ne lajmërojnë se nuk ka më asnjë arsye për të vazhduar respektimin e njëanshëm të armëpushimit. Plani i zotit Annan mbërriti në Siri dhe al Assadi e varrosi atë në sytë e komunitetit ndërkombëtar duke kryer masakrat në Houla, Allepo, Deraa dhe Damask. Komanda e bashkuar e ushtrisë çlirimtare brenda Sirisë, e cila përfshin të gjitha këshillat ushtarakë me brigada dhe njësitë e ndryshme luftuese, lëshon një ultimatum prej 48 orësh për të respektuar rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe legjitimitetin ndërkombëtar duke i dhënë fund menjëherë të gjitha formave të dhunës, si dhe duke tërhequr tanket dhe trupat ushtarake nga qytetet dhe fshatrat, si edhe duke lejuar hyrjen e ndihmave humanitare ".
Qassim shtoi se ultimatumi do të skadojë të premten.
Qassim pretendon se Ushtria Çlirimtare e Sirisë kontrollon pjesë të rëndësishme të shumë qyteteve, por edhe zona rurale të vendit.
Ultimatumi vjen pas vdekjes së mbi njëqind fshatarëve fundjavën e kaluar në fshatin Houla, masakër e cila u dënua ashpër nga komuniteti ndërkombëtar.
Shumë vende i kanë përjashtuar ambasadorët e Sirisë pas masakrës. (Leftion Peristeri)