Udhëheqësit e shtatë vendeve do të vizitojë Kinën për të marrë pjesë në takimin e 12-të e Këshillit të Kryetarëve të Shteteve Anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) nga 1 deri 9 qershor. zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Liu Weimin njoftoi të enjten.
Udhëheqësit që do marrin pjesë janë presidenti i Taxhikistanit Enomali Rakhmon, ai i Kirgistanit Almazbek Atambaev, presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbajev, i Uzbekistanit Islam Karimov, presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari, presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinexhad dhe presidenti i Afganistanit Hamid Karzai.
Duke lajmëruar të ftuarin në konferencën e shtypit, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Liu Weimin shtoi se liderët e shteteve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, vijnë me ftesën e presidentin kinez Hu Jintao. (Wang Xianya/Leftion Peristeri)